Ballina Bota

GJERMANI – Merkel: Vaksina mbërrin para Krishtlindjeve

BERLIN, 26 nëntor /ATSH-ANSA/- Ndoshta vaksinat mbërrijnë para Krishtlindjeve dhe ne kemi vendosur që t’i vëmë në disponim të personelit mjekësor dhe shëndetësor, deklaroi kancelarja Angela Merkel në Bundestag.

Kancelarja gjermane ka tha se “vaksina përfaqëson dritën në fund të tunelit” megjithëse jo të gjithë mund të vaksinohen në muajt e dimrit dhe shumë do të duhet të presin.

”Rritja eksponenciale e Covid është ndalur, por nuk ende nuk ka një ndryshim të trendit, rritja e ngjitjes vazhdon me ritme të lartë në shumë lande, në vend që ajo të ulet”, shtoi Merkel.

Merkel foli në Bundestag, edhe mbi rekordin e trishtuar të viktimave të shënuar pardje.

“Kjo duhet të na shqetësojë. Nëse do të presim që terapitë intensive të mbushen plot, do të jetë tepër vonë”, shtoi ajo. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgrihet Komiteti i Mbrojtjes Civile/ Kryesohet nga ministri i Mbrojtjes
Artikulli tjetërNjë vit pas tërmetit të 26 nëntorit/ Familjet në Manzë dhe Shijak të Durrësit në banesa të reja