Ballina Bota

SHBA – Trump hap dritën jeshile për kalimin e pushtetit

UASHINGTON, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi në Twitter se kishte hapur dritën jeshile për kalimin e pushtetit.

“Në interesin më të mirë të vendit tonë unë rekomandoj Emily Murhpy, kreun e Përgjithshëm të Administratës dhe ekipin e saj që të bëjnë atë që duhet duke iu referuar protokolleve fillestare”, theksoi Trump.

”Po ashtu i komunikova ekipit im të bëjë të njëjtën gjë”, shkroi Trump./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“E kaluara e Bashës e dyshimtë”/ Topalli: Vazhdon të mbajë peng karrigen e PD
Artikulli tjetërSiguria dhe protokollet antiCovid/ Zv.ministri i Drejtësisë inspekton burgun e Tropojës