Ballina Bota

SHBA – Janet Yellen, e para grua që do të drejtojë Thesarin

UASHINGTON, 24 nëntor /ATSH-ANSA/- Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka zgjedhur ish-kryetaren e FED, Janet Yellen për të drejtuar Thesarin e Shtetit, raporton gazeta ”Wall Street Journal”.

Yellen do të jetë gruaja e parë në historinë e SHBA-ve që do të mbajë këtë pozicion.

Dje, Joe Biden ka zgjedhur Anthony Blinken si sekretar të Departamentit të Shtetit, i cili, sipas shefit të ardhshëm të Zyrës Ovale, do të jetë përgjegjës për rifillimin e Amerikës në skenën e demokracisë ndërkombëtare. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/11/2020
Artikulli tjetërKosovë/ Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19