TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Në periudhën janar-tetor 2020 nga taksat doganore janë arkëtuar në buxhetin e shtetit 5 miliardë lekë.
Referuar statistikave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga taksat doganore rezultojnë 0.34 miliardë lekë, ose 6.3% më pak se 10-mujori i vitit fiskal 2019, si dhe 253 milionë lekë ose 4.8% më pak se plani i vitit 2020.
Peshën më të madhe në taksën doganore e zënë produket si cigaret me11%, mish importi me 10%, fruta – perime me 8.9%, kimikate inorganike me 8.9%, materialet e ndërtimit me 5.9%, dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 6.1%, etj.
/a.gjonaj/j.p/r.e/