Ballina Bota

KROACI – Sanader dënohet me 8 vite burg për korrupsion

ZAGREB, 14 nëntor /ATSH-AA/ – Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader u dënua me tetë vite burg mbi akuzat për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

Pasi Gjykata e Lartë anuloi një aktvendim fillestar të vitit 2013, vendimi përfundimtar u shpall në rastin “Fimi Media”, i cili u rihap në vitin 2016 në atë që është përshkruar si një nga rastet më të mëdha të korrupsionit në historinë e vendit.

Ndërkohë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), të cilën ish-kryeministri Senader e udhëhoqi gjatë kohës që ishte në detyrë, mori një gjobë prej rreth 2,3 milionë euro nga gjykata.

Zëdhënësi i HDZ-së, Ratko Maçek, u shpall i pafajshëm.

Senader, i cili shërbeu si kryeministër midis viteve 2003 dhe 2009, u dënua më parë për ryshfet, abuzim të detyrës, fitim të padrejtë dhe korrupsion në raste të ndryshme.

Në aktvendimin e parë të përmbysur në rast, Senader ishte dënuar me nëntë vjet burg dhe HDZ u gjobit me mbi 3 milionë euro. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA mund të ketë dy vaksina të aprovuara deri në fund të vitit
Artikulli tjetër”Amazon” prezanton funksione të reja për të moshuarit e vetmuar