ROMË, 14 nëntor /ATSH-ANSA/ – Qarkullimi i virusit është rritur shumë ndjeshëm në të gjithë Europën dhe Italia e ka tejkaluar pragun e parashikuar nga të dhënat, tha sot presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro.
“Italia është shumë e pasur në raste dhe rritja është shumë e rëndësishme, mbi 100 raste për 100 mijë banorë”, tha ai.
“Kujdesi intensiv dhe pranimet mjekësore tregojnë një kurbë që po rritet me shpejtësi afër pragjeve kritike”, paralajmëroi Brusaferro
Sipas tij, kjo ka ndikuar ndjeshëm në shërbimet shëndetësore, që po i afrohen pragjeve të vlerave kritike, në lidhje me nevojën për t’iu përgjigjur kërkesave shëndetësore.
“Ka ndryshime midis rajoneve, por vendi ynë e tejkalon kryesisht pragun e vendosur në nivelin e BE-së”.
Brusaferro, theksoi se vendi gjendet në një situatë me rrezik të lartë, me nevojën për masa lehtësuese, domethënë masa sociale për të ngadalësuar virusin. / /ervo/






















