TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Trajneri i ekipit Kombëtar U-21, Alban Bushi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Trajneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë skuadrën në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testimit me tampon”, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.
FSHF bën të ditur se, kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç.
Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri. /a.a/













