TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Kryeministri ka deklaruar se testimet janë rritur me 4 herë dhe gjithashtu po punohet për aksesimin e testeve të shpejta të antigenit.
“Kemi rritur 4 herë testimet krahasuar me muajin Qershor dhe përgatitemi për të përfshirë testin e shpejtë të antigenit. Po punojmë dhe jemi në procedurë prokurimi për futjen e testeve të shpejta antigene për të rritur aksesin aktual të testimit dhe gjurmimit”, tha Manastirliu.
/k.s/r.e/






















