Ballina Flash

Farage protestë kundër lockdown me 20… manifestues!

LONDËR, 9 nëntor /ATSH-ANSA/ – Nigel Farage i partisë ”Brexit” zhvilloi një protestë të vogël kundër bllokimit në Londër, me rastin e përkujtimeve për Ushtarin e Panjohur, raportoi ”The Guardian”.

Rreth 20 vetë morën pjesë në protestë, duke përfshirë Richard Tice, president i partisë së re që u riemërua partia ”Reform Uk”.

Turma e vogël, e mbledhur pranë ”Hyde Park”, tërhoqi kuriozitetin e kalimtarëve dhe njerëzve që luanin sporte në park, të cilët ndaluan për të parë.

Tice shpjegoi se demonstrata ishte “një demonstrim respekti në përputhje me rregullat e qeverisë” dhe tha se ai “ishte i inkurajuar të shihte të gjithë ata njerëz të pranishëm”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Rekord i ri ditor rastesh me COVID-19
Artikulli tjetërTepelena lidhet me bregdetin e Himarës/ Rruga Gusmar-Kuç krijon një ofertë të re turistike