Ballina Bota

BRUKSEL – BE miraton sanksione doganore kundër SHBA-së

BRUKSEL, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian do të vendosë sanksione doganore kundër SHBA-së, si kundërpërgjigje për sanksionet amerikane, në kuadër të konfliktit mes kompanive ajrore ”Airbus” dhe ”Boeing” për ndihmat shtetërore, njoftoi sot Komisioni Europian.

“Ne kemi një vendim të Organizatës Botërore të Tregtisë mbi çështjen e ‘Boeing’, i cili na lejon të vendosim taksa dhe kjo është ajo që po bëjmë”, theksoi Valdis Dombrovskis, Komisioneri Europian për Ekonominë, në një deklaratë për shtyp.

“Por, Brukseli mbeti i hapur për një zgjidhje të negociuar”, shtoi ai. / /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 9/11/2020
Artikulli tjetërTURQI – Dorëhiqet ministri i Financave, Berat Albayrak