WhatsApp me pagesë?

NJU DELHI, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – WhatsApp, platforma e mesazheve në pronësi të Facebook, nisi funksionin e saj të pagesës për përdoruesit në të gjithë Indinë, tregun e dytë më të madh të internetit në botë.

”Ajo mori miratimin nga Korporata Kombëtare e Pagesave të Indisë (NPCI) e cila mundëson transaksione me mbi 160 banka të mbështetura”, theksoi kompania në blogun e saj.

”Kompania amerikane mund të zgjerojë gradualisht bazën e saj të pagesave duke filluar me deri në 20 milionë përdorues”, sipas NPCI.

Me më shumë se 400 milion përdorues aktivë, India është tregu më i madh për WhatsApp dhe kompania pritet të sigurojë një pjesë të konsiderueshme të përdoruesve duke pasur parasysh popullaritetin e saj.

India ka mbi 718 milionë përdorues të internetit, i dyti për nga madhësia në botë.

Whatsapp kishte nisur shërbimin e saj të parë të pagesave në Brazil në qershor, por Banka Qendrore e vendit kishte urdhëruar shpejt pezullimin e tij. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.