Ballina Flash

Norvegjia ndalon shitjen e alkoolit gjatë natës

STOKHOLM, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Qeveria norvegjeze njoftoi sot ndalimin e shitjes së alkoolit gjatë natës, si edhe uli kufirin në tubimet private, duke synuar frenimin e rritjes së mprehtë të rasteve të COVID-19.

Që nga e premtja, shitja e alkoolit do të ndalohen nga mesnata dhe restorantet e baret nuk do të lejohen të pranojnë klientë të rinj pas orës 22:00.

“Ne po shkojmë në drejtim të gabuar”, tha kryeministrja Erna Solberg në parlament.

“Komunat ose qytetet me norma shumë të larta infektimi duhet të marrin në konsideratë masa të tilla si mbylljen e qendrave të stërvitjes, pishinat, bibliotekat dhe muzetë”, shtoi  ajo.

Kufiri aktual i 50 personave për tubime private u ul në 20 vetë, duke filluar nga e hëna.

Banorëve u është kërkuar që të kufizojnë kontaktet e tyre shoqërore dhe të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke përfshirë shmangien e udhëtimeve jothelbësore në familje.

Norvegjia, një vend me 5,3 milionë banorë, ka regjistruar rreth 22 000 raste infektimi dhe 282 vdekje të lidhura me virusin./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1744 testime, 118 të shëruar, 421 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërShqipëri-Maqedoni, bashkëpunim në fushën e medieve audiovizive