Ballina Flash

Protokollet antiCOVID/ Taskforca, mbi 25 mijë këshillime në të gjithë vendin

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ 25 488 këshillime janë dhënë nga inspektorët e taskforcës antiCOVID në të gjithë vendin për qytetarët të cilët janë gjetur në shkelje të masave për frenimin e përhapjes së virusit SARS-COV2.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka publikuar foto nga Gjirokastra ku inspektorët e ISHSH, ashtu si në gjithë Shqipërinë po këshillojnë qytetarët për mbrojtjen nga COVID-19 për rritur me tej sensibilizimin për zbatimin e masave antiCOVID, me qëllim parandalimin e infeksionit.

Në kushtet e pandemisë, sjellja individuale mbetet shumë e rëndësishme për ecurinë e infektimeve, me synim reduktimin e përhapjes dhe parandalimin e mbylljes. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKufizimi i lëvizjes së mjeteve për shkak të pandemisë, të ardhurat nga kartoni jeshil rënie me 40%
Artikulli tjetërRitme të larta Rindërtimi/ 28 miliardë lekë nga buxheti vitin e ardhshëm, adreson strehimin dhe krijon kushte për punësim të konsiderueshëm