Ballina Bota

GJERMANI – Merkel: Terrorizmi islamik armiku ynë i përbashkët

BERLIN, 3 nëntor /ATSH-ANSA/ – Terrorizmi islamik është armiku ynë i përbashkët dhe lufta kundër këtyre krimeve dhe kundër këtyre sulmeve është lufta jonë e përbashkët, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

”Gjermanët qëndrojnë pranë miqve të tyre austriakë”, theksoi ajo.

Ndërkohë, sipas ministrit të Brendshëm austriak, Karl Nehammer, sulmi terrorist në qendër të Vjenës kishte motive islamike.

Policia tha se tre kalimtarë të rastit u vranë – dy burra dhe një grua – si dhe një sulmues i cili u qëllua për vdekje nga policia.

”Sulmuesi ishte simpatizant i grupit të milicisë ekstremiste ‘Shteti Islamik”, tha Nehammer në një konferencë shtypi./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – 102 viktima nga tërmeti i Izmirit
Artikulli tjetër37 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 3 në gjendje të rëndë