ANALIZË – Terrorizmi ndryshon ritmin

ROMË, 3 nëntor /ATSH-ANSA/ – Sulmi në Vjenë, në zemër të Europës, shënon një ndryshim të ritmit të terrorizmit, madje një kthim në të kaluarën, si sulmet në Paris dhe në Bruksel.

Këto sulme nuk kanë të bëjnë tani më shumë me ujqërit e vetmuar, të cilët frymëzohen ndoshta në distancë nga ISIS apo që ”islamizojnë” zemërimin e tyre drejt radikalizimit.

Sulmi në kryeqytetin austriak u krye nga një grup i organizuar, nga një komando e armatosur me pushkë dhe pistoleta dhe jo me thika apo sëpata, të dala mode.

Kjo komando u soll me ftohtësi dhe me një plan të studiuar në detaje.

Është ende shumë herët për të bërë analiza të plota dhe për t’ia atribuuar sulmin grupeve të veçanta.

Një pretendim ende mungon dhe policia dhe ushtria po kontrollojnë qytetin në kërkim të atyre që ndodhen në arrati.

Sidoqoftë, disa elemente janë të qartë.

Sulmi ndoshta filloi pranë një sinagoge dhe hetuesit nuk përjashtojnë një sulm antisemit.

Një nga të vrarët, sipas zbulimeve të para të policisë, kishte një rrip shpërthyes dhe, sipas disave dëshmitarë, do të kishte hedhur veten në erë.

Dinamika të kujton në një mënyrë tronditëse sulmet në Paris, me terroristët që e zhvendosën shënjestrën e të shtënave te qytetarët e paarmatosur.

Imazhet e marra nga disa dritaret tregojnë një burrë të veshur me të bardha duke lëvizur pa nxitim, që merr në shënjestër dhe gjuan me saktësi.

Një gjë është e sigurt.

Europa e dobësuar nga pandemia po bie përsëri në makthin e terrorizmit të organizuar.

Reagimet e shpejta nga të gjitha kryeqytetet dhe solidariteti i fortë me Austrinë janë sigurisht përgjigjet e duhura.

Europianët do të duhet të mendohen me kujdes për atë që është bërë deri më sot dhe për atë që, megjithatë, nuk është bërë.

Nuk ka më lidhje të parandalojmë ujqërit e vetmuar që janë objektivisht të vështira për t’u dalluar dhe për t’u goditur.

Sulmi i Vjenës na kthen disa vite pas, kur të gjithë folën për sulm ndaj Europës./ (Nga Stefano Polli) a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.