FRANCË – Macron: Ne nuk do të dorëzohemi aspak

PARIS, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Armiqtë tanë duhet ta dinë me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të heqim dorë nga asgjë, komentoi sot në mbrëmje presidenti francez, Emmanuel Macron, pas njoftimit për të shtënat me armë në qendër të Vjenës, ku mbetën të vrarë paktën dy persona.

“Ne, francezët, ndajmë tronditjen dhe dhimbjen e popullit austriak”, shkroi ai në Twitter.

“Pas Francës, një vend mik po sulmohet. Është Europa jonë. Armiqtë tanë duhet ta dinë me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të dorëzohemi aspak”, shtoi kreu i shtetit në frëngjisht dhe më pas edhe në gjermanisht.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer e ka përshkruar incidentin si një “sulm terrorist”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.