ATHINË, 31 tetor /ATSH-DPA/ – Një shtetrrethim nate mbarëkombëtar është vendosur të hyjë në fuqi në Greqi, njoftoi sot qeveria, ndërsa punon për frenimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19.
“Pas një faze të gjatë stabiliteti, numri i rasteve në vendin tonë po rritet në mënyrë eksponenciale”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në një videodeklaratë.
“Shkencëtarët tanë po paralajmërojnë se pandemia së shpejti do të lëkundë aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për t’i bërë ballë asaj”, shtoi ai.
Shtetrrethimi mes 00:00 dhe 05:00 do të hyjë në fuqi të martën, të njëjtën ditë kur mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme në të gjithë vendin.
Tani për tani, është vendosur që kufizimet të jenë në fuqi për një muaj./ /ervo/























