GREQI – 1 690 raste të reja ditore dhe pesë të vdekur

ATHINË, 30 tetor /ATSH-ANA/ – Greqia regjistroi sot 1 690 raste të reja me COVID-19, nga të cilat 64 janë të lidhura me grupe të njohura infeksioni dhe 35 u identifikuan në pikat e hyrjes në vend, sipas Organizata Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY).

Gjithsej janë 128 pacientë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç, 92,2 % e tyre kanë sëmundje bashkëshoqëruese

EODY regjistroi gjithashtu edhe pesë vdekje të reja, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19 në 620.

Nga këta të fundit, mosha mesatare ishte 79 vjeç, 96,3 % kishin një sëmundje bashkëshoqëruese dhe/ose ishin të moshës 70 vjeç e lart. 236 ishin gra./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.