Ballina Flash

ExxonMobil shkurton 1 900 vende pune

UASHINGTON, 30 tetor /ATSH-ANSA/- Gjiganti energjetik amerikan, ExxonMobil njoftoi planet për reduktimin e personelit të tij në SHBA për shkak të “kushteve aktuale të papara të tregut’’.

Masa erdhi pas vendimit të kompanisë për të shkurtuar deri në 1 600 vende pune në filialet e tij në Europë për të zbutur ndikimin negativ të koronavirusit dhe kërkesës së dobët globale të naftës dhe çmimet e ulëta të saj.

“Ndikimi i COVID-19 në kërkesën për produktet e ExxonMobil ka rritur urgjencën e punës së vazhdueshme të efikasitetit”, tha kompania.

Si pjesë e rishikimit të saj të gjerë botëror të paralajmëruar në fillim të këtij viti, kompania theksoi se parashikon se rreth 1 900 punonjës kryesisht në zyrat e saj të menaxhimit në Hjuston dhe Texas do të preken përmes programeve vullnetare dhe jovullnetare.

Reduktimet e fuqisë punëtore të ExxonMobil janë rezultat i riorganizimeve të vazhdueshme dhe ndryshimeve të procesit të punës që janë bërë gjatë disa viteve të fundit për të përmirësuar efikasitetin dhe për të ulur kostot./ /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAir France-KLM 1,6 miliardë euro humbje në TIII 2020
Artikulli tjetërMarrëveshja Mercedes-Aston Martin, aksione në këmbim të teknologjive