Air France-KLM 1,6 miliardë euro humbje në TIII 2020

PARIS, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Air France-KLM njoftoi sot një humbje neto prej 1,6 miliardë euro në tremujorin e tretë me një trafik prej rreth 40% të vitit të kaluar dhe pret një fundvit edhe më të dëshpëruar të vitit, sipas një komunikate.

Grupi, të cilit i janë dhënë gjithsej 10,4 miliardë euro në formën e kredive direkte të garantuara nga shtetet francez dhe holandez, parashikon një tremujor të katërt të vështirë, veçanërisht për shkak të kufizimeve të reja të trafikut të vendosura në Franca.

Qarkullimi i grupit është ndarë me tre, duke rënë në 2,5 miliardë euro kundrejt 7,6 miliardë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por drejtori financiar i grupit, Frederic Gagey, këmbënguli në të ardhurat bruto të funksionimit të cilat, megjithëse negative (-442 milionë euro), sipas tij, ilustrojnë kontrollin e kostos të grupit./ /ec/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.