Ballina Bota

COVID-19 – Spanja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

MADRID, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Parlamenti spanjoll miratoi sot një zgjatje të gjendjes aktuale të jashtëzakonshme deri më 9 maj, me gjithë rezistencën nga partitë e opozitës, ndërkohë që vendi përpiqet të frenojë një valë të dytë të COVID-19.

Propozimi i qeverisë së udhëhequr nga socialistët u miratua nga 194 deputetë, ndërsa 53 votuan kundër tij dhe 99 abstenuan.

“Na presin muaj shumë të vështirë. Duhet një veprim i bashkuar për të mirën e të gjithëve”, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, gjatë debatit përpara votimit.

Debati pason deklaratën e qeverisë së pakicës për një gjendje urgjente dyjavore të dielën, për të krijuar bazën ligjore të nevojshme për të vendosur kufizime më të ashpra.

Çdo zgjatje e mëtejshme përtej dy javëve kishte nevojë për miratimin parlamentar, sipas kushtetutës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakErion Veliaj u infektua me koronavirus/ Manastirliu zbulon bisedat personale me të
Artikulli tjetërRrjeti antikorrupsion në administratë/ Gjonaj: Kemi përthithur kandidaturat më të mira