Erion Veliaj u infektua me koronavirus/ Manastirliu zbulon bisedat personale me të

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka folur nga njësia numër 9 për arritjet e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa tregoi çfarë i thoshte në muajin gusht, kur po luftonte me sëmundjen e koronavirusit.

“Po zbuloj një bisedë personale po vlen që ta dini të gjithë ju. Kur Erioni u prek nga COVID në gusht të këtij viti, këta që bëjnë këtë pingpongun politik ishin me pushime në atë kohë, me Erionin flisja çdo ditë dhe gjëja që më thoshte ishte: “Kur do iki, kur do dal, kur do negativizohem që të dal, se kemi aq shumë gjëra, ndërkohë që ishte online gjithë kohës”. Erioni është njeri i punës se vetëm me punë arrihet të ndërtohet “Sami Frashëri”, vetëm me punë u bë projekti i sheshit “Skënderbej”, bulevardi i ri, tani po përfundon bulevardi “Zogu i Parë””, tha Manastirliu./m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.