UASHINGTON, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ka ulur numrin e refugjatëve të pranuar në SHBA në një minimum prej 15 000 për vitin aktual fiskal.
”Shifra përfshin 6 000 vendet e pazëna nga viti i kaluar financiar për shkak të pandemisë së koronavirusit”, theksoi Trump në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Politika kufizon numrin e refugjatëve që mund të pranohen nga Iraku në 4 000 dhe numrin e refugjatëve nga Salvadori, Guatemala ose Hondurasi në 1 000.
Të 10 000 vendet e mbetura janë për të persekutuarit për besimet e tyre fetare ose aktivitetet politike ose të cilët janë referuar në programin e pranimit të refugjatëve në SHBA.
Deklarata specifikon gjithashtu se “njerëzit nga zona të caktuara me rrezik të lartë të pranisë ose kontrollit terrorist, përfshirë Somalinë, Sirinë dhe Jemenin, nuk duhet të pranohen si refugjatë, me përjashtim të atyre refugjatëve me interes të veçantë humanitar”.
Departamenti i Shtetit i SHBA njoftoi se kufizimet do të ndodhin në fillim të këtij muaji, duke deklaruar se ishte e nevojshme “të jepet përparësi për sigurinë dhe mirëqenien e amerikanëve, veçanërisht për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19”. /os/














