SHBA – Hakerohet faqja e internetit e fushatës së Trump

UASHINGTON, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Faqja web e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, u hakerua në atë që dukej të ishte një mashtrim i kriptovalutave.

Vizitorët në faqen e internetit u pritën me një mesazh që thoshte se faqja ishte “sekuestruar” dhe se hakerat kishin siguruar qasje në bisedat sekrete të Trump dhe familjes së tij.

Mesazhi u tha vizitorëve se informacioni do të lëshohej nëse hakerat paguheshin në monedhë digjitale ose vizitorët mund të paguanin hakerat që të mos lëshonin informacionin.

Trump dhe Shtëpia e Bardhë nuk komentuan për sulmin./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.