Ballina Flash

Koreja e Jugut shpreson në arritjen e neutralitetit ndaj karbonit në 2050

SEUL, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in premtoi sot se vendi i tij do të bënte gjithçka për të arritur deri në vitin 2050 neutralitetin e karbonit, pa u angazhuar me vendosmëri për këtë objektiv, i cili është thelbësor në luftën kundër ngrohjes klimatike.

Koreja e Jugut, ekonomia e 12-të botërore, është e varfër në fushën e burimeve energjetike dhe mbetet shumë e varur nga importet e karbonit, që përbëjnë 60% të prodhimit elektrik lokal”, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

“Në kuadër të përpjekjeve tona për t’iu përgjigjur në mënyrë aktive ngrohjes klimatike, me do të bëjmë gjithçka për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050”, deklaroi presidenti i qendrës së majtë në një fjalim në Parlament.

Kina befasoi në shtator duke u zotuar ndaj neutralitetit të karbonit deri në vitin 2060. Dhe kryeministri japonez Yoshihide Suga ka vendosur për objektiv vitin 2050.

Moon theksoi se Seuli do të investonte 2 400 miliardë won (1,8 miliardë euro) në 2021 për të zëvendësuar prodhimin e energjetik me bazë karboni me energji të ripërtëritshme dhe 4 300 miliardë won për të rritur numrin e stacioneve të karikimit për automjetet elektrike./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbulohet një dinozaur i para 70 milionë viteve
Artikulli tjetërViti i ri akademik në 2 nëntor, universitetet mësim të alternuar online dhe auditore