Viti i ri akademik në 2 nëntor, universitetet mësim të alternuar online dhe auditore

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Viti i ri akademik do të nisë të hënën, 2 nëntor, në të gjitha universitetet e vendit.

Mësimi do të jetë i alternuar, ku shumë prej fakulteteve kanë vendosur të zhvillojnë leksionet online dhe seminaret në auditor.

Zhvillimi i mësimit në këtë mënyrë do të kryhet për të shmangur numrin e lartë të studentëve nëpër auditore dhe ambientet e fakulteteve për të parandaluar dhe përhapjen e koronavirusit.

Fakultetet e Juridikut, Ekonomikut, Shkencave Sociale, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe ai i Mjekësisë do të zhvillojnë mësim të alternuar, ndërsa në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja mësimi për vitet e para Bachelor dhe Master do të zhvillohet në auditor.

Për vitet e dyta dhe të treta në këto dy cikle studimi do të zhvillohen totalisht online. /k.s//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.