Ballina Bota

COVID-19 – ISS: Pandemia është përhapur në të gjithë Italinë

ROMË, 28 tetor /ATSH-ANSA/ – Silvio Brusaferro, kreu i Institutit të Lartë të Shëndetit (ISS), deklaroi sot se infeksionet me COVID-19 janë përhapur në të gjithë Italinë.

”Prandaj, situata është e ndryshme nga ajo e valës së parë të infektimit, ku koronavirusi goditi më rëndë disa rajone veriore, krahasuar me ato të pjesës tjetër të vendit”, deklaroi Brusaferro.

“Sot epidemia nuk është më e kufizuar në zona të caktuara, ajo është i përhapur në të gjithë Italinë”, tha Brusaferro në një seancë dëgjimore në Senatin italian.

“Indeksi RT, që është përhapur shpejt, është mbi nivelin 1 në të gjitha rajonet”, theksoi ai.

Brusaferro shtoi se mosha mesatare e pacientëve pozitivë është 40 vjeç në këtë moment, nga 60-70 në kulmin e valës së parë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Rikonstruktohet Zyra Postare qendrore në Elbasan, shërbime cilësore për 118 mijë banorë
Artikulli tjetërTë rinjtë në punë me meritë/ Rama: Tre studentet ekselente, fytyra e energjisë ripërtëritëse që ka përshkuar administratën publike