PARIS, 24 tetor /ATSH-ANSA/ – Brigitte, bashkëshortja e kryeministrit francez Emmanuel Macron, pas disa ditësh izolimi për shkak të kontaktit me një person pozitiv për Covid-19, iu nënshtrua një tamponi, që rezultoi negativ.
Sipas protokollit, Brigitte Macron kreu një test virologjik më 22 tetor, 7 ditë pas kontaktit të saj të fundit me një person të deklaruar pozitiv për Covid-19.
Takimi ishte zhvilluar në Valence, ku kryeministri po vizitonte disa ambiente për selinë e re të institutit të saj të trajnimit për të rinj në vështirësi ekonomike.
Brigitte Macron, e cila kurrë nuk ka pasur simptoma, tashmë u është rikthyer aktiviteteve të saj normale./ /os/






















