Operacion i suksesshëm në zemër për Schwarzenegger

OHAJO, 24 tetor /ATSH-ANSA/ – Operacion i ri i suksesshëm në zemër për Arnold Schwarzeneggerin, ishte lajmi i dhënë nga shtrati i spitalit nga vetë zoti Terminator, sipas titullit të një prej filmave më të njohur të tij.

“Falë ekipit të spitalit, kam një valvul të re të aortës që përputhet shumë mirë me valvulën time pulmonare që nga operacioni im i fundit”, shtoi ai.

Për Schwarzenegger, në fakt, ky nuk është operacioni i parë i këtij lloji.

Disa vjet më parë ai përfundoi në sallën e operacionit për të zëvendësuar një valvul pulmonare që ishte implantuar në 1997 për shkak të një defekti të lindur.

“Ndihem mirë. Faleminderit për mjekët dhe infermierët që më ndihmuan”, përfundoi mesazhin emocional Schwarzy.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.