Ballina Bota

BRUKSEL – Castex: Rregullore shumë më e fortë për rrjetet sociale

BRUKSEL, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri francez, Jean Castex theksoi sot në Bruksel urgjencën e një rregullimi shumë më të fortë të rrjeteve sociale.

“Është e pamundur dhe e pakonceptueshme që ata mund të lejojnë nxitjen e terrorizmit, urrejtjes dhe çdo vektor që mund të nxisë direkt ose indirekt kryerjen e akteve si ato të të cilave, për fat të keq, Franca ka qenë viktimë ditët e fundit “, deklaroi kreu i qeverisë franceze.

Kjo thirrje vjen pas takimit të këtij të fundit me eurokomisionerin për Tregun e Brendshëm dhe Dixhital, Thierry Breton, i cili duhet të paraqesë më 2 dhjetor legjislacionin për të rregulluar më mirë gjigantët e teknologjisë.

Thierry Breton theksoi se shqetësimet legjitime dhe ambiciet” e Parisit për këtë çeshtje bashkohen me ato të Komisionit Europian dhe siguroi se ato do të merreshin parasysh në Ligjin e Shërbimeve Dixhitale./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Basha e ka të sigurt humbjen”/ Kulluri: Në zgjedhjet e 2021, koalicion i djathtë me disa aleatë të PD
Artikulli tjetërTaskforca antiCovid/ AKU kryen 422 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin