Ballina Bota

SPANJË – Qeveria i mbijeton votës së mosbesimit

MADRID, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i mbijetoi një mocion mosbesimi në parlament, i propozuar nga partia e djathtë populiste Vox, ndërsa qeveria po përplaset me një valë të dytë të rëndë të infektimeve me COVID-19.

Vetëm 52 deputetë, të gjithë nga vetë partia Vox, votuan në favor të zgjedhjes së kryetarit të partisë Vox, Santiago Abascal, si kryetar i ri i qeverisë.

Pjesa tjetër e deputetëve, 298, e kundërshtuan mocionin, që kërkonte 176 vota pro për të kaluar.

Vox e akuzon qeverinë e udhëhequr nga socialistët për detyrimin e një “komunizmi bolivarian”.

Vox, gjithashtu, i bëri thirrje qeverisë të justifikojë menaxhimin e saj kriminal të shpërthimit të koronavirusit të ri./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRezoluta për përkufizimin e antisemitizmit/ Ambasada e SHBA-së: Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes
Artikulli tjetërBaret dhe restorantet të respektojnë protokollet antiCOVID/ Humbja pas sjelljes përqeshëse ndaj rrezikut, do ishte katastrofike