Basha: Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi

Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi

Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 20. Oktober 2020

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se plani i PD ndihmon çdo shqiptar në vështirësi.

Basha publikoi sot videon e një biznesmeni të vogël, i cili tregon situatën e biznesit të tij që është prekur nga kriza.

“Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit, ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret”, theksoi Basha.

Ndërsa biznesmeni Gani Rama, pronar lokali u shpreh se, “zotëroj një biznes të vogël mbi 20 vjet. Në vitin 2018 jam futur biznes me TVSH. Unë paguaj 2.5 milionë lekë të vjetra në vit vetëm nga TVSH-ja që na është ngarkuar, edhe mendoj që është bërë një gabim shumë i madh që na vutë TVSH-në biznesit të vogël”.

Përveç kësaj, tha ai, “ne kemi dhe taksën e arsimit. Ka 5-6 vjet që na është vënë taksa e arsimit dhe akoma nuk na është hequr. Arsimi është shtetëror dhe privat. Ne paguajmë arsimin publik. Për neve nuk është e drejtë, se është rëndesë”.

“Problemet që ka biznesi janë problemet e rritjes së çmimit të ujit dhe korrentit. Uji ka shkuar për biznesin e vogël është gati 2200 lekë metër kubi i ujit, po gjithashtu dhe korrenti që është në rritje. Jemi jashtëzakonisht keq, kemi fut edhe lekët tona, ato lekë që patëm mbledhur, vetëm e vetëm për ta mbajt këtë biznes në këmbë për t’u ushqyer. Ka muaj që ne nuk çojmë asnjë lek edhe në shtëpi, vetëm paguajmë detyrimet. Nuk e di si do të veprohet, po në qoftë se nuk vihet dorë në biznesin e vogël ne jemi drejt falimentimit”, theksoi Ganiu. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.