Ballina Bota

FOKUS – BE procedurë kundër Maltës dhe Qipros për pasaportat ”e arta”

BRUKSEL, 20 tetor /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian filloi sot një procedurë shkeljeje kundër Qipros dhe Maltës për programet e tyre të kundërshtuara të pasaportave ”të arta” që parashikojnë të tërheqin investitorët e pasur. 

“Komisioni konsideron se dhënia e shtetësisë së Unionit në këmbim të një pagese apo një investimi paracaktuar edhe nëse personat që marrin shtetësinë nuk tregojnë një lidhje reale me shtetet anëtare të përfshira kompromentojnë natyrën e thellë të shtetësisë së BE-së”, theksoi ekzekutivi europian.

Qipro njoftoi më 13 tetor heqjen, duke nisur nga 1 nëntori të pasaportave ”të arta”, pas publikimit të një hetimi për abuzimet e dyshuara për këtë dispozitiv.

Sipas rregullave në fuqi, një qytetar i një vendi jashtë BE-së mund të marrë një pasaportë qipriote në këmbim të një investimi prej 2,5 milionë eurosh, që mund të konsistojë edhe në blerjen e një rezidence në ishull.

“Pavarësisht këtij njoftimi, Komisioni njoftoi se kishte vendosur fillimin e një procedure kundër Qipros sepse vendi po vazhdonte të trajtonte kërkesat në pritje dhe ka shumë thirrje për të kthyer një program të ngjashëm”, theksoi një zëdhënës, Christian Wigand.

Zëdhënësi theksoi gjatë konferencës për shtyp se Malta nga ana e saj kishte informuar Komisionin se parashikonte një zgjatje të këtij programi.

“Ashtu siç e tha dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerat europiane nuk janë për t’u shitur”, shtoi Christian Wigand./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSLLOVENI – 18,5% e testeve Covid-19 pozitive, vendoset shtetrrethimi
Artikulli tjetërVetëdeklarimi i burimeve të pasurisë/ OFL u dërgon formularin 3 të dënuarve për vepra penale në Tiranë e Berat