ROMË, 17 tetor /ATSH-AFP/ – Siçilia, ende shumë pas në renditjen për përdorimin e plastikës, synon të bëhet rajoni i parë italian pa plastikë.
Asambleja rajonale e ishullit, brigjet e të cilit preken nga plastika, si kudo, e ardhur nga deti, votoi unanimisht një projektligj për këtë qëllim.
“Siçilia është rajoni i parë në Itali që miraton një ligj që kufizon dhe kundërvepron përdorimin e paskrupullt të plastikës, duke stimuluar, inkurajuar dhe promovuar sipërmarrjen inovative dhe të gjelbër”, tha presidenti i Komisioni i Mjedisit, Giusi Savarino, në Facebook.
”Ligji synon të dekurajojë përdorimin e plastikës njëpërdorimshe dhe jo të biodegradueshme, të inkurajojë kërkimin nga kompanitë mbi materiale të pajtueshme me mbrojtjen e mjedisit dhe të përmirësojë vijën bregdetare detare”, theksoi ai./ a.jor.













