Ballina Aktualitet

Konferenca e Kryetarëve miraton programin e punës së Kuvendit për periudhën 19 tetor-27 nëntor

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Konferenca e Kryetarëve miratoi sot programin e punës së Kuvendit për periudhën 19 tetor-27 nëntor 2020 dhe kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 19 tetor-6 nëntor 2020.

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit,  Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 19 tetor-27 nëntor 2020 dhe kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 19 tetor-6 nëntor 2020.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 22 tetor, dhe 5 nëntor 2020. Më 29 tetor nuk do të zhvillohet seancë plenare për arsye se java 26-30 tetor është Java e Gjelbër.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të vazhdojnë të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se Plani i Veprimit i Kuvendit për Integrimin Europian duhet të ndiqet me vëmendjen e duhur nga komisionet.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, njoftoi Konferencën se më 28 tetor Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen për të Luftuar Antisemitizmin, do të organizojnë Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Antisemitizmit.

Mbledhja e zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).

/gj.mima//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shqipëria i ka zbatuar plotësisht 9 nga 10 rekomandimet e GRECO-s”/ Raporte faktike dhe jo teorike
Artikulli tjetërPOLONI – Morawiecki në karantinë pas kontaktit me një person me Covid-19