Ballina Bota

BRUKSEL – Miratohen kriteret e përbashkëta për kufizimet e udhëtimit në BE

BRUKSEL, 13 tetor /ATSH-AFP/ – Ministrat europianë të Punëve të Jashtme miratuan sot kriteret e përbashkëta për të koordinuar kufizimet e udhëtimit në BE dhe për t’i dhënë fund kakofonisë së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, që po njeh një rritje shqetësuese në kontinent. 

Gjatë një takimi në Luksemburg, ministrat miratuan një rekomandim, që nuk është i detyrueshëm, duke krijuar një hartë të përbashkët për të përcaktuar zonat me rrezik brenda BE-së.

Disa vende kanë abstenuar, mes të cilëve dhe Luksemburgu./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq/ Punonjësit e UKT-së ndërhyn në mirëmbajtjen e kanalizimeve
Artikulli tjetërBRUKSEL – Barnier: Akoma shumë javë për negociatat për marrëveshjen postBrexit