Ballina Bota

RUSI – Numër rekord rastesh me COVID-19

MOSKË, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Rusia regjistroi sot 12 126 raste të reja ditore me COVID-19 duke kaluar pikun e muajit maj, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë të theksojnë se nuk parashikojnë masa kufizuese të mëdha.

Sipas shifrave zyrtare, 12 126 kontaminime janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që maksimumi i mëparshëm ishte 11 656 në muajin maj.

Numri i të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit ishte 201 duke e çuar numrin total në 22 257 të vdekur që prej fillimit të epidemisë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte 9 tetor 2020
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 9/10/2020