Ballina Flash

Kanadaja ndalon qeset njëpërdorimshe

OTAVA, 8 tetor /ATSH-AA/ – Kanadaja ka prezantuar planin e saj për të ndaluar plastikat e dëmshme njëpërdorimëshe deri në fund të vitit 2021.

“Kjo masë erdhi me qëllim të adresimit të ndotjes plastike dhe për të arritur qëllimin e vendit për mbeturina zero të plastikës deri në vitin 2030”, theksoi ministri i Mjedisit, Jonathan Wilkinson në një konferencë për media.

“Ndotja plastike kërcënon mjedisin tonë natyror. Ajo mbush lumenjtë ose liqenet tona dhe veçanërisht oqeanet tona, duke mbytur kafshët e egra që jetojnë atje”, shtoi Wilkinson.

“Kanadezët shohin ndikimin që ka ndotja nga bregu në breg deri në bregdet”, tha ai.

Ndalimi përfshin qeset plastike ushqimore, shkopinj plastike për përzierje si edhe komplete plastike ushqimore.

Qeveria e kryeministrit, Justin Trudeau lëshoi gjithashtu një letër diskutimi që kërkon reagimin e publikut për këtë çështje.

Plani për ndalimin e të gjitha plastikave njëpërdorimëshe ishte njoftuar fillimisht nga Trudeau vitin e kaluar./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHomazh/ Rama përkujton Sulejman Delvinën, kryeministri i parë shqiptar që iu përshtat idesë së parlamentarizmit
Artikulli tjetërMbrojtja e biodiversitetit/ 1.62 milionë euro për menaxhimin e ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta