Ballina Flash

Sekuestrohet një tablo e Renoir në kufirin zviceran

BERLIN, 6 tetor /ATSH-AFP/ – Doganierët gjermanë njoftuan sot sekuestrimin e një tabloje të piktorit francez, Pierre-Auguste Renoir, me një vlerë prej 120 000 euro, në bagazhin e një automjeti që vinte nga Zvicra.  

Çështja daton që prej fundit të shtatorit. Oficerët e doganave kishin kryer kontrolle në postën kufitare të Bietingenit (Baden-Württemberg), në kufirin zviceran, në automjetin e një burri që pretendonte se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

Por, doganierët zbuluan në automjet katalogun e një shtëpie ankandi të njohur në Zvicër dhe në bagazh një pikturë vaji nga Renoir (1841-1919) e vlerësuar më shumë se 120 000 euro”, sipas një komunikate të doganave.

Më në fund, 67-vjeçari ka shpjeguar se ai e transportoi këtë pikturë drejt Republikës Çeke në emër të një galerie zvicerane.

Tabloja u sekuestrua në mungesë të një pagese gjobe prej 12 000 eurosh./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVijon puna për ndërtimin e ujësjellësit të Vaut të Dejës/ Garanton furnizim me ujë të pijshëm e cilësi për 7740 banorë
Artikulli tjetër20 mijë pemë të reja në zonat e mbrojtura Bunë-Velipojë, Qafshtamë dhe Lurë