Ballina Bota

BRUKSEL – Michel: Konferencë shumëpalëshe për Mesdheun Lindor

BRUKSEL, 6 tetor /ATSH-DPA/ – Ka ende mosmarrëveshje dhe konflikte, megjithatë ka edhe shumë sfida të tjera në Mesdheun Lindor, tha sot presidenti Këshillit Europian Charles Michel në Parlamentin Europian.

”Unë propozova një konferencë shumëpalëshe për të adresuar çështje që kërkojnë zgjidhje shumëpalëshe si për shembull kufijtë detarë, siguria, energjia, migrimi dhe bashkëpunimi ekonomik”, shtoi ai.

”Çështja e migracionit është një sfidë për Bashkimin Europian dhe jo vetëm për vendet në vijën e parë të frontit”, deklaroi Michel./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Mbështetje për të gjithë profesionistët e shëndetit, rritja e pagave 40% premtim i mbajtur
Artikulli tjetërPronësia Intelektuale/ Nis konsultimi me grupet e interesit për hartimin e strategjisë së re kombëtare