Ballina Aktualitet

Rama reagon për deklaratën e Vulin

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ – Kryeministri Rama ka reaguar sot ndaj një deklarate të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, sipas të cilit, me vënien në funksionim të Zyrës Operative të Kosovës në doganën e Portit të Durrësit shefi i qeverisë shqiptare po punonte për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

”A është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trutharët dhe gojëndyrët që për shekuj mbajtën të gjithë rajonin tonë në errësirë?”, shkruan Rama në një reagim drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

”Unë uroj shumë që kjo të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit mjeran që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”, thekson ai.

Ministrit serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin tha se ”duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdoi punën e tij në krijimin e një “Shqipërie të Madhe”.

”Shqipëria e Madhe është një lajm i katastrofës së madhe, thyerjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”… Atë që ju u jepni shqiptarëve nuk mund t’ua ndaloni serbëve’’, tha Vulin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi i këmbimit në 7 ditë/ Euro dhe paundi fitojnë pikë ndërsa dollari humb terren ndaj lekut
Artikulli tjetërBERLIN – Steinmeier: Gjermania më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë