Ballina Bota

SHBA – Kërkesat javore të papunësisë në rënie

UASHINGTON, 1 tetor /ATSH-AFP/ – Kërkesat javore për papunësi u ulën javën e kaluar në SHBA, më shumë se parashikimet e analistëve, por rritjet dhe uljet e njëpasnjëshme tregojnë një rimëkëmbje më të ngadaltë të tregut të punës, sipas shifrave të publikuara sot nga Departamenti i Punës.

“Nga 20 deri më 26 shtator, 837 000 persona u regjistruan si të papunë, nga 873 000 javën e kaluar”, sipas të dhënave të rishikuara në rritje dhe të publikuara sot.

Këto rezultate janë më të mira nga sa pritej nga analistët, të cilët kishin parashikuar 850 000 kërkesa./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëmshpërblim për… skllavërinë?
Artikulli tjetërKëmbimi valutor/ Euroja e qëndrueshme, leku fiton pikë ndaj dollarit amerikan