Ballina Bota

RUSI – Navalny: Pas helmimit tim qëndron Putin

BERLIN, 1 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidentin rus Vladimir Putin qëndron pas helmimit tim,  deklaroi opozitari i njohur rus, Alexey Navalny në një intervistë për revistën gjermane ”Der Spiegel”.

“Unë pohoj se Putini qëndron pas këtij krimi, nuk kam asnjë version tjetër të asaj që ndodhi”, theksoi Navalny në intervistën e tij.

”Detyra ime është të qëndroj i patrembur. Unë nuk kam frikë”, shtoi ai, ndërsa theksoi se ”synonte të kthehej në Rusi”./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ 1 mijë e 441 raste aktive me COVID-19
Artikulli tjetërSHBA – “American Airlines” largon nga puna 19 000 punonjës