Ballina Flash

”Shell” mbyll mijëra vende pune

LONDËR, 30 shtator /ATSH-AFP/ – Gjiganti anglo-holandez i naftës “Royal Dutch Shell” njoftoi sot se parashikonte mbylljen e 7 000-9 000 vendeve pune në kuadër të një ristrukturimi për reduktimin e kostove përballë rënies së kërkesës dhe çmimeve të naftës.

Rreth 1 500 persona kanë lënë tashmë grupin në mënyrë të vullnetshme, dhe pjesa tjetër me largime, numri ekzakt i të cilëve mbetet për t’u finalizuar dhe që do të ndodhë deri në 2022.

Në total, riorganizimi do t’i mundësojë ”Shell”-it të kursejë rreth 2-2,5 miliardë dollarë në vit.

Grupi po përballet ashtu si konkurrenti i saj BP, që njoftoi gjithashtu mbylljen e 10 000 vendeve pune, jo vetëm me pasojat e pandemisë së koronavirusit që ka ulur aktivitetin dhe nga kërkesa botërore për naftë, por gjithashtu me sfidën e tranzicionit energjitik./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Papunësia në rënie të lehtë
Artikulli tjetërFOTO/ “Vlora në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror”, ekspozita e veçantë nga DPA