DUBAI – EBA kandidate për Këshillin e Sigurimit të OKB-së

DUBAI, 30 shtator /ATSH-AFP/ – Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan kandidaturën e tyre për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023, njoftoi media shtetërore.

Në qershor 2021, Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të zgjedhë pesë shtete për t’u bërë pjesë e Këshillit të Sigurimit, që përfshin në total 10 anëtarë jo të përhershëm , mandatet e të cilëve përfundojnë për dy vjet.

“Vendi im do të ndjekë të njëjtat etapa dhe parime mbi të cilat u themelua për të ruajtur paqen dhe sigurinë në botë në bashkëpunim me anëtarët e Këshillit”, theksoi ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyane.

“Ne konfirmojmë që Emiratet do të punojnë për të zgjidhur çështjet e rëndësishme me të cilat përballen shtetet me vendosmëri dhe zgjidhje”, theksoi ai sipas agjensisë zyrtare të lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe WAM.

Roli i Emirateve në skenën diplomatike botërore është forcuar në muajt e fundit me njoftimin për normalizimin e marrëdhënieve midis këtij vendi të Gjirit dhe Izraelit, një ndryshim i madh politik që është miratuar gjithashtu nga Bahreini fqinj./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.