GJENEVË, 29 shtator /ATSH-AFP/ – Njëqind milionë doza shtesë për vaksinën kundër COVID-19 janë rezervuar për vendet e varfra, njoftoi sot Aleanca për Vaksinat (Gavi) që bashkëpunon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Që prej fillimit të gushtit, Gavi dhe fondacioni ”Bill & Melinda Gate” kishte njoftuar tashmë një bashkëpunim me Serum Institute of India (SII), fabrika më e madhe botërore e vaksinës, për livrimin e 100 milionë dozave.
Vaksinat do të shiten me një çmim maksimal prej 3 dollarë për dozë, me mundësinë për të marrë më shumë./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























