NJU JORK, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas e quajti helmimin e disidentit rus Alexei Navalny një problem për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, në fjalimin e tij të pararegjistruar për debatin e përgjithshëm të OKB-së, i cili pritet të transmetohet sot në mbrëmje.
“Unë i bëj thirrje Rusisë të bëjë më shumë për të hetuar këtë rast. Një rast i tillë duhet të ketë pasoja”, tha diplomati i lartë gjerman, duke shtuar se Bashkimi Europian rezervon të drejtën për të vendosur sanksione.
Ai falënderoi, gjithashtu, partnerët ndërkombëtarë të Gjermanisë për mbështetjen e tyre të qartë.






















