Zâ Fest 2020 udhëton këtë edicion të katërt në Kalanë e Rozafës në #Shkodër dhe në të magjishmin #Theth për t'ju ofruar performanca unike nga Vlashent Sata, Ilire vinca, SYTË dhe Shkodra elektronike.Është koha të shijoni muzikën dhe traditën shqiptare ashtu siç nuk i keni parë ndonjëherë! Krenarë që jemi mbështetësi kryesor i #ZâFest për të tretin vit radhazi!—Zâ Fest 2020 travels in this fourth edition to Rozafa Castle in Shkodra and to the magical Theth to offer you unique performances by Vlashent Sata, Ilire Vinca, SYTË and Shkodra Elektronike.It’s time to enjoy Albanian music and tradition like you have never done before!We are proud to be the main supporter of #ZâFest for the third year in a row!
Gepostet von European Union in Albania am Sonntag, 27. September 2020
TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Në një kohë kur më shumë se kurrë, duhet të kufizojmë lëvizjet e të ruajmë distancat, gjuha universale e artit është ajo që na bashkon e mbush hapësirat bosh të krijuara nga kjo gjendje.
Pandemia ishte një nga pengesat më të mëdha, me të cilën u përballëm, por pikërisht në një vit si ky, atëherë ku njerëzit kanë më shumë nevojë për shpresë, emocione dhe art, Zâ Fest nuk mund të mungonte.
Edicioni i katërt i festivalit u transmetua online dhe magjia e tre ditëve me muzikë, poezi dhe aktivitete, iu përcoll publikut të Zâ Fest, përmes një filmi, premiera e të cilit ishte më datë 27 shtator, ora 18:00 në YouTube e faqen e Facebook-ut të Zâ Fest, falë mbështetësit kryesor të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Iceberg Communication.
“Krenar të mbështesim Zâ Fest këtë vit në versionin e tij online. Zâ Fest promovon vlera shumë të rëndësishme për BE-në: dialogun ndërkufitar, kulturën që bashkon njerëzit, mbrojtjen e natyrës, të drejtat e grave dhe fuqizimin e të rinjve. Në kohën e COVID-19, emocionet dhe shpresa janë më të rëndësishme se kurrë,” tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca për këtë festival.
Ishte besimi i mbështetësve besnikë dhe bashkëpunëtorëve, që ndajnë largpamësinë e të gjitha përfitimeve që buron nga ky aktivitet, ato që i dhanë shpresë drejtorit artistik Vlashent Sata të besonte se edicioni i katërt i Zâ Fest nuk duhet të mungonte. Ndonëse interesi ishte shumë i lartë dhe gjithëkush priste të përjetonte magjinë e Thethit, duke respektuar rregullin që ndalon grumbullimet, festivali u organizua në datat 14, 15 dhe 16 gusht në mungesë të publikut të gjerë.
Shkodra ka qenë gjithnjë shtëpia e Zâ Fest, por këtë vit, për të parën herë, skena e festivalit u ngrit dhe në Kalanë e Rozafës, një monument mijëvjeçar edhe një trashëgimi e vendit tonë. Mes atyre mureve që mbartin histori të jashtëzakonshme, magjikja mori formë e vendi u elektrizua nga performanca e artistit Vlashent Sata. Për herë të parë në atë skenë u ngjitën gjithashtu Shkodra Elektronike dhe Sytë, dy grupe të reja, muzika e të cilëve karakterizohen nga stili dhe rryma e veçantë.
Zâ Fest ka si qëllim jo vetëm rizgjimin e vlerave shqiptare, kultivimin e artit, zhvillimin e ekonomisë lokale e më gjerë, por edhe përcjelljen e mesazheve të forta. Në vendet më të bukura të Thethit ishte artistja Ilire Vinca, me një karrierë prej më shumë se 3 dekada në fushën e pedagogjisë, kinematografisë dhe në skenën e teatrit, e cila performoi poezi dhe përçoi mesazhe për të drejtat e grave e jo vetëm. Ilir Kaso, pedagog në Akademinë e Arteve, mik i Zâ Fest, ishte gjithashtu një ndër të ftuarit, i cili përmes performancës së tij me gurë të mbledhur anembanë Shqipërisë, përcolli mesazhe për ruajtjen e natyrës dhe ndërgjegjësimin ndaj saj.
Si çdo vit, nuk munguan aktivitetet, takimet dhe “Një kafe në Muzeun Etnografik të Dukagjinit” organizuar nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në bashkëpunim me Zâ Fest, pati si qëllim diskutimin dhe shtrimin e mundësive që ky muze të shndërrohet në një vatër komunitare edhe në një portë hyrëse, ku takohet vizitori me traditën e krahinës së Dukagjinit.
Në gusht të 2017-s, kohë kur artisti Vlashent Sata organizoi edicionin e parë të Zâ Fest, qëllimi i tij ishte që festivali të ishte i përvitshëm, e pas edicionit të katërt, ky festival është një nga ngjarjet më të rëndësishme mbi kulturën, trashëgiminë dhe natyrën e vendit tonë.
Ky është viti i tretë radhazi që Delegacioni i BE është mbështetës kryesor i Zâ Fest.
/gj.mima//a.a/r.e/























