Ballina Bota

SHBA – Modi: Aftësitë e Indisë do të ndihmojnë njerëzimin kundër pandemisë

UASHINGTON, 26 shtator /ATSH-DPA/ – India, e cila është prodhuesja më e madhe e vaksinave në botë, do të përdorë burimet e saj në luftën kundër pandemisë COVID-19 për të gjithë njerëzimin, premtoi sot para Kombeve të Bashkuara kryeministri indian, Narendra Modi.

“Kapacitetet e prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave në Indi do të përdoren për të ndihmuar të gjithë njerëzimin të luftojë këtë krizë”, tha Modi.

Kryeministri theksoi, gjithashtu, se India do të ndihmojë vendet të përmirësojnë zinxhirër e ftohjes dhe kapacitetet e tyre ruajtëse për shpërndarjen e vaksinave./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRehabilitimi i infrastrukturës/ Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës” në Korçë, destinacion për turizmin familjar dhe sportet e aventurës
Artikulli tjetërEnergji nga burime të rinovueshme/ Interes për ndërtimin e një impianti eolik në zonën e Semanit, në Fier