A e dini ku ruheshin mijëra dosje të Arkivës dhe Protokollit në Ministrinë e Drejtësisë? Falë një investimi të domosdoshëm, kemi kryer me sukses rehabilitimin e arkivës dhe rrjetit kompjuterik të zyrave të Arkivë-Protokollit të Ministrisë së Drejtësisë. Një ndryshim tejet i qartë dhe kuptimplotë, falë dedikimit, pasionit dhe punës së palodhur të njerëzve të mirë dhe profesionistë të Ministrisë së Drejtësisë.#punetemira2020; #ministriaedrejtesise; #investime; #reformanedrejtesi
Gepostet von Etilda Gjonaj am Donnerstag, 24. September 2020
TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Arkiv-Protokolli i Ministrisë së Drejtësisë dhe rrjeti kompjuterik i zyrave të këtij arkivi ka pësuar një transformim rrënjësor.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila ka publikuar sot pamje nga transformimi rrënjësor që ka pësuar arkivi dhe rrjeti kompjuterik i zyrave të Arkiv-Protokollit të Ministrisë së Drejtësisë.
“A e dini ku ruheshin mijëra dosje të Arkivës dhe Protokollit në Ministrinë e Drejtësisë? Falë një investimi të domosdoshëm, kemi kryer me sukses rehabilitimin e arkivës dhe rrjetit kompjuterik të zyrave të Arkiv-Protokollit të Ministrisë së Drejtësisë”, tha Gjonaj.
“Një ndryshim tejet i qartë dhe kuptimplotë, falë dedikimit, pasionit dhe punës së palodhur të njerëzve të mirë dhe profesionistë të Ministrisë së Drejtësisë”, ka theksuar ministrja e Drejtësisë.
/gj.mima//a.a//r.e/






















